Thuajse çdo prodhues makinash do të hedhë në treg një ose më shumë modele të makinave elektrike (EV) përgjatë 18 muajve të ardhshëm.

Viti që vjen do të shënojë edhe rritje të madhe të numrin të EV-ve nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të makinave dhe kjo pritet që të ketë impakt serioz edhe në kërkesat për metale specifike për bateritë, të tilla si litiumi, kobalti, magnezi, HPA dhe nikeli.

Prodhuesit europianë të makinave, sipas ekspertëve, kanë themele të mira për të qenë në të njëjtin nivel e për të konkurruar liderët e makinave elektronike si Tesla, Nissan dhe prodhuesit e tjerë kinezë, të cilët vijojnë që të thyejnë rekorde në shitje çdo muaj.

Tesla Model 3

Tesla shiti rreth 22 250 Model 3S në Shtator vetëm në Amerikë, numri më i madh i shitjeve të një modeli të vetëm makine në një muaj dhe hera e parë që një makinë elektronike thyen rekordin prej 20 mijë shitjesh në një muaj, në tregun amerikan.

Grupi francez PSA Group, që shet markat e makinave Peugeot, Citroen, DS, Open dhe Vauxhall, po i nënshtrohet një procesi që e ka përshkruar si “elektrifikim blic”, i nisur që prej vitit të shkuar. Qëllimi është që deri në 2025 të ketë 100 përqind modele EV.

Peugeot dhe Citroen shfaqën modele plotësisht elektrike dhe versione hibride në Paris Motor Show javën e shkuar, automjete që pritet të dalin në treg vitin e ardhshëm. U prezantua gjithashtu edhe koncepti tërësisht elektrik i Peugeot, e-Legend car.

e-Legend

Grupi gjerman Volkswagen përllogaritet të shesë 3 milion EV në 2025.1 milion e këtyre shitjeve pritet të vijnë vetëm nga modelet I.D, që nisin prodhimin vitin e ardhshëm.

e-tron

Edhe Audi, që është gjithashtu pjesë e Volkswagen Group ka nisur prodhimin e e-tron EV, përpara prodhimit të plotë në 2019-n. Pritet që të prodhojë në total rreth 20 mijë automjete në vit.

Modeli i parë elektrik i Mercedez Benz do të prezantohet në mesin e vitit 2019, si pjesë e të paktën 10 modeleve të ndryshme që janë planifikuar për t’u prodhuar deri në vitin 2022.

Mercedes Benz EQC