Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës zona e Thethit vijon të jetë nën ‘pushtetin’ e borës.

Aksi Qafë Thore-Theth, vijon të jetë i mbuluar nga dëbora.

Në vende të caktuara në këtë segment rrugorë ka ende mbi 1 metër e gjysmë lartësi.

Banorëve të zonës së Thethit i duhet të përdorin aksin tjetër për tu lidhur më Shkodrën, nga Mali i Shoshit, rrugë e cila përshkohet për më shumë se 6 orë për shkak të amortizimit.