Vajza e çiftit të njohur Albano Carrisi dhe Romina Power, Romina Carrisi ndau me ndjekësit e saj një foto në Instagram teksa shfaqej me këmbë zbathur dhe me një lule në dorë.

Deri këtu gjithçka duket normale por ajo që bëri që ndjekësit të ndahen në dy grupe ishte pasi ajo ishte ulur mbi varrin e gjyshit të saj Tyrone Power.

Disa nga ndjekësit e kanë akuzuar  se ajo nuk ka treguar respekt për të vdekurin ndërsa disa të tjerë tek poza e saj gjejnë imazhin poetik.

‘Kam dëgjuar se ishte një burrë simpatik … Doja të të takoja”, shkruan Romina në anën e fotos së realizuar në varrezat e Hollywood Forever në Los Angeles .

Gjyshi i saj  Tyrone Power ishte një yll i epokës së artë të Hollivudit dhe vdiq para kohe në mosha 44 vjeçare në Madrid, për shkak të një sulmi në zemër.

 

 

Image