Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta është takuar ditën e sotme së bashku me Presidentin italian Mattarella me komunitetin arbëresh.

Presidenti Meta është pritur nga qytetarët arbëresh, të cilët me flamujt kuq e zi janë përpjekur të takojnë kreun e shtetit shqiptar.

POSTIMI:

Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu na bashkon të gjithë shqiptarëve kudo në botë! Mbetemi borxhlinj dhe kemi mirënjohje të pakufijshme ndaj motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë, të cilët për breza të tërë janë edhe sot ruajtësit e vetëm të gjuhës së Skënderbeut. Ky është një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe për trashëgiminë mesdhetare, europiane e botërore.🇦🇱