Milani do të presë mbrëmjen e sotme Lazion në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serie A.

Kuqezinjtë fituan ndaj Spalit në mesjavë dhe duan të vazhdojnë këtë ecuri edhe në ndeshjen e sotme, për të harruar sado pak atë periudhë të keqe që kanë kaluar deri tani.

Ndeshje kundër ish-skuadrës së tij, për Stefano Piolin, i cili e ka drejtuar Lazion nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Ndërkohë, ndryshe nga Milani, Lazio vjen në këtë ndeshje në një formë më të mirë, teksa në 5 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime.

Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë me disa mungesa të rëndësishme, siç është ajo e Susos dhe Muzakios, ndërsa lacialët e kanë ekipin e plotë.

Më poshtë mund të shihni formacionet e të dy skuadrave për sfidën që starton në orën 20:45.