Sulmet nuk kanë të ndalur për Sirinë.

Diktatori Bashar al-Asad, me mbështetjen e avionëve të luftës ruse, po bëjnë përpjekjen e tyre të fundit për të pastruar rebelët nga Idlib. Bashar al-Asad ka urdhëruar forcat e tij të bombardojnë civilë në Idlib në veri të vendit. Ai po përdor sulmet ajrore për të larguar dhjetëra mijëra civilë nga enklava e mbajtur nga rebelët.

Rreth 700.000 persona, gra dhe fëmijë kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe po shkojnë për t’u vendosur në veri, drejt kufirit Turk.

Në foto shikohen fëmijë të gjakusur me sy të mbushur me lot dhe fytyra të zbardhura nga pluhuri i bombardimeve. Imazhet e vogëlushëve të plagosur dhe gjakosur tregojnë koston njerëzore të konfliktit të Siri.

Kujtojmë se sulmet janë një përshkallëzim i armiqësive në Siri që kanë shkaktuar eksodin më të madh të njerëzve që nga fillimi i luftës civile nëntë vjet më parë.

86259832_641815906636069_6401803777237581824_n.jpg85250813_2511795459071833_2825264645911085056_n.jpg

84821706_127810698546544_285170508306055168_n.jpg