Një fotografi e dy minjve duke u përleshur në një stacion nëntokësor në Londër ka fituar çmimin në  Muzeun Historik Kombëtar të Fotografit të Jetës së egër në Britani.

Siç sugjeron edhe titulli i çmimit, fituesi u zgjodh nga publiku, duke marrë 28,000 vota.

Aksioni i quajtur – Station Squabble – u shkrep nga fotografi  Sam Roëley, nga Bristol, në Mbretërinë e Bashkuar.

eksa shumë persona mund të thonë se imazhi ka marrë numrin më të madh të votave për shkak se është qesharake dhe argëtuese të shikosh dy minj duke u zënë, sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Michael Dixon, kjo fotografi tregon më shumë se kaq.

Sipas The Evening Standard, ai tha: “Imazhi i Sam siguron një pamje interesante se si funksionon jeta e egër në një mjedis të mbizotëruar nga njeriu. Sjellja e minjve është skalitur nga rutina jonë e përditshme, transporti që përdorim dhe ushqimi që hedhim.

Ky imazh na kujton se ndërsa ne mund të bredhim atë çdo ditë, njerëzit janë të ndërthurur në mënyrë të natyrshme me natyrën që është në pragun tonë – shpresoj se ajo frymëzon njerëzit të mendojnë dhe të vlerësojnë më shumë këtë marrëdhënie.”