Në një kohë kur një vend si i joni vuan për linjën e rregullt të urbanëve, një shtet tjetër që është pak kilometra larg nesh po vite dritë larg nesh në zhvillim po teston dhe linjen e taksive mbi ujë. Fjala është për Francën, e cila nepërmjet  “Bubble”, që është një “taksi fluturues”, që punon me energji elektrike  nuk bën zhurëm dhe nuk krijon ndotje po ndihmon francezët te mos denden nëper trena. Ajo kushton rreth 200,000 € dhe mund të arrijë një  shpejtësi deri në 20.7 km/h.

Tashmë në Paris kanë nisur dhe provat të cilat bëhen në një shpejtësi maksimale prej 18.6 km / orë. Shërbimi mund të nisë që në pranverën e vitit të ardhshëm teksa kompania po bën me dije se provat po shkojnë shkëlqyeshëm.

Paris ka një nga rrjetet më të dendura të transportit urban në botë, me më shumë se 650 trena që funksionojnë njëkohësisht dhe 4.7 miliard udhëtime të bëra nga transporti publik në rajonin e Parisit në vitin 2016, sipas shifrave nga rrjeti i transportit në Paris Île-de-France Mobilités.