100 ndeshje në krye të Francës dhe vendi i parë në grupin H, ishin dy objektiva të rëndësishëm për Dider Deschamps, dy objektiva për të synuar fitoren përballë Shqipërisë. “Gjelat” nuk u sforcuan shumë në këtë transfertë, zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë duke i bërë një mbyllje perfektë fazës kualifikuese: “Ishin shumë dëshmitarë të kësaj arritje, duke nisur nga stafi im, presidenti dhe lojtarët e mi. Më ngroh zemrën sepse varem nga lojtarët. Është një krenari personale, por veçanërisht jam krenar kur i shoh të bashkëveprojnë me atë shpirt gare”, u shpreh Deschamps pas ndeshjes.

Kjo ishte një ndeshje e veçantë edhe për Antonie Griezmann, më në fund pas 667 minutash rikthehet të shënoj: “E dinim që do ishte e vështirë kundër Shqipërisë, por u treguam të zotë, që të shënonim në pjesën e parë. Ishte një fitore e rëndësishme, i arritur ndaj një kundërshtari të vështirë. Tani do të bëjmë çmos të fitojmë në Europian”, theksoi sulmuesi i Barcelonës.

Girezmann