Francë, vijojnë protestat në rrugët e Parisit

revDymbëdhjetë ditë nga fillimi i Euro2016, ankthi dhe shqetësimet janë në rritje në mesin e profesionistëve të turizmit në Francë, pasi edhe këtë javë është parashikuar sërish një grevë e përgjithshme e mjeteve të transportit.Protestat bëhen kundër një reforme mbi të drejtën e punësimit, që qeveria socialiste kërkon të përmbushë me çdo kusht pavarësisht mosaprovimit të një pjesë të kabinetit të saj dhe që ka hyrë në muajin e katërt të bllokimit të kësaj reforme.

Manifestime të vazhdueshme, akte dhune në rrugë, bllokime të zonave naftëmbajtëse ose të mjeteve të transportit kanë provokuar alarm mbi pasojat e këtyre protestave sociale për imazhin e vendit.

“Skenat guerilase në qendrën e Parisit, të shpërndara në mbarë botën përforcojnë ndjesinë e frikës dhe refuzim në radhët e turistëve në një kontekst tashmë shoqëruar nga ankthi e paniku”, theksoi drejtuesi i komitetit të turizmit, Frédéric Valletoux.

(Atsh/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al