Ferrari është i mbushur me trofe, por prej vitit të largët 2010, kur Alonso ishte i pari që kalonte finishin në Monza, “kokëkuqes” i kishte munguar triumfi në “shtëpi”.

Pas 9 vitesh nga fitorja e spanjollit në këtë çmim të madh, është një francez që çoi në qiellin e shtatë italianët.

Charles Leclerc ishte i jashtëzakonshëm këtë të diel në Monza, duke i lënë të gjithë prapa, ndërsa tregoi vlera të jashtëzakonshme kur nuk e lejojë parakalimin nga Hamilton, kampioni në fuqi i botës në Formula 1. Pas garës, piloti francez është shprehur tejet i lumtur, ndërsa mezi mbante lotët nga gëzimi. “Ishte një garë e lodhshme, shumë e vështirë, por unë dojë ta bëja mirë këtu për ekipin dhe për tifozët. Fitorja këtu është një ëndërr. Dhjetë herë më e madhe sesa fitorja e parë e javës së kaluar”, tha Leclerc.