Pas largimit nga Bayerni i Mynihut, Franck Ribery mendon se ka ende për t’i dhënë futbollit të luajtur dhe është duke kërkuar një destinacion të ri për të vijuar karrierën e tij.

Eksperti i merkatos në Itali, Gianluca di Marzio, raporton së fundmi se 36 vjeçari Ribery, po kërkohet me ngulm nga italianët e Fiorentinës dhe akordi duket afër.

Ribery, gjatë kësaj vere gjithashtu është kërkuar edhe nga Dinamo Moscow dhe Spartak në Rusi, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë në Serinë A.

Palët janë duke gjetur marrëveshjen përfundimtare dhe së shpejti, sulmuesi francez do të mbajë veshur fanellën vjollcë të Fiorentinës. Pritet ende akordi final…