Gaetano Doçi: 17 maj 2017, datë e zezë për politikën dhe gjithë qytetarët shqiptarë.

Sekretari i Burimeve Njerëzore të LRI-së Gaetano Daçi ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook lidhur me marrëveshjen e 17 majit 2017. Ai shprehet se marrëveshje të tilla politike jo transparente dhe aspak të konsultuara publikisht janë një dëm i parikuperueshëm që mund ti bëhet kombit.

Më poshtë statusi i plotë:

Si sot një vit më parë (17 maj 2017), datë e zezë për politikën dhe gjithë qytetarët shqiptarë.

Marrëveshje të tilla politike jo transparente dhe aspak të konsultuara publikisht janë një dëm i parikuperueshëm që mund ti bëhet kombit.

Kurrë më pakte të tilla të cilat godasin mjaft fort perceptimin qytetar dhe demokratik ku në prag zgjedhjesh supozohet të jetë themeli i një shteti të së drejtës.

Si pasojë jemi duke parë një qeverisje arrogante të mandatuar nga paratë e drogës ku skandali është duke u shfaqur si një akt normal, e ku normaliteti po perceptohet si utopi.

#KurrëMë

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al