Gaetano Doçi: Që prej ditës së sotme, instuticoni i vetëm i nderuar në pushtetin gjyqësor është jashtë funksionit.

Sekretari i Burimeve Njerëzore të LRI-së,Gaetano Doçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Gjykata Kushtetuese e vlerësuar me nota maksimale nga të gjitha palët dhe nga Komisioni i Venecias nuk mund të ushtrojë detyrën e saj. “Sot dejuro Edi Rama e ka rrugën e hapur për ta shkelur kombin me të dyja këmbët.”- shkruan Doçi.

Më poshtë statusi i plotë:

Që prej ditës së sotme, instuticoni i vetëm i nderuar në pushtetin gjyqësor është jashte funksionit.

Gjykata Kushtetuese e vlerësuar me nota maksimale nga të gjitha palët dhe nga Komisioni i Venecias nuk mund të ushtrojë detyrën e saj.

Me vetëm 5 anëtarë nga 9 që duhen për të plotësuar kuorumin e nevojshëm për një seancë gjyqësore, ku mund të ankimohen çështjet kushtetuese të cilat mund të jenë kyç për frymëmarrjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës ?!

Sot dejuro Edi Rama e ka rrugën e hapur për ta shkelur kombin me të dyja këmbët.

Kjo justifikon lëvizjen masive të shqiptarëve vitet e fundit për tu larguar nga autokracia e cila po zë rrenje cdo dite e me thelle ne këtë vend.

#ShqiptarëtpaDrejtim

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al