Gaetano Doçi: Qeveria nuk duhet ne asnjë mënyrë të mbante qëndrim kundër ndaj një aleati që e ka mbështetur kombin tonë në nevoja substanciale për vazhdimësinë dhe prosperitetin e tij

Sekretari i Burimeve njerëzore të LRI-së, Gaetano Doçi ka reaguar mbi votimin e qeverisë shqiptare kundër Rezolutës së dorëzuar për votim në OKB nga ana e SHBA-së. Doçi tha se në asnjë mënyrë qeveria nuk duhet të mbante qëndrim kundër ndaj një aleati që e ka mbështetur kombin tonë në substanciale për vazhdimësinë dhe prosperitetin e tij.

Më poshtë keni reagimin e plotë:

Ministri i Jashtëm sqaron voten pro rezolutës së vendeve arabe dhe Turqisë ku na vë në dukje vijimësinë e qëndrimeve të politikës së jashtme që prej kohës së komunizmit, a thua se vendi ynë ka një politikë të qëndrueshme dhe me vizion mbipartiak.

Për dikë që nuk ka njohuritë bazë  për instrumentet që përdor shërbimi i jashtëm  mund ti duket normale dhe e arsyeshme një deklaratë e tillë, por nëse do ta shohim më nga afër këtë cështje dhe ta studiojmë në tërësi politiken e jashtme shqiptare ndër vite kupton se një pikë kyçe e cila të del përpara është se mungon një revizionim dhe një objektiv afatgjatë kombëtar në detyrimin e cdo qeverie aktuale për tu zbatuar.

Meqë qeveria na udhëzon të sqarohemi me këto formula diplomatike që nënkuptojnë qëndrimet e mëparëshme duhet që në asnjë mënyrë të mbante qëndrim kundër,  ndaj një aleati si SHBA që e ka mbështetur kombin tonë në nevoja substanciale për vazhdimësinë dhe prosperitetin e tij.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al