Gaetano Doçi: Sistemit të drejtësisë, po i jepet një goditje mjaft e fortë me kapjen e prokurorisë së përgjithshme.

Sekretari i Burimeve njerëzore të LRI, Gaetano Doçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se balancave të shpërndarjes së pushteteve, instrumentit kryesor i stabilitetit te një shoqërie demokratike po i jepet një goditje e cila mund të sjellë situata të panjohura më parë.

Më poshtë postimi i plotë:

Sistemit të drejtësisë, po i jepet një goditje mjaft e fortë me kapjen e prokurorisë së përgjithshme.

Balancat e shpërndarjes së pushteteve, instrumenti kryesor i stabilitetit te një shoqërie demokratike po i jepet një goditje e cila mund të sjellë situata te panjohura më parë.

Si rrjedhojë nuk mund të kemi më nje rend social të qëndrueshem.

Mazhorancës kurrësesi nuk duhet ti lejohet qe të na vrasë ëndrrat..

Ne rinia e sotme jemi rritur me një vizion te padiskutueshëm se një ditë do të ishim qytetarë të Europës së madhe, por fatëkeqsisht kjo organizatë kriminale e ashtuquajtur qeveri do të na vrasë gjithçka duke bërë qe regresi të jetë motorri i vetëm qe do të punojë ne cdo aspekt përfshirë dhe atë të integrimit Europian, pasi vendet anëtare nuk e imagjinojnë se një vend i vogël në familjen e tyre te ketë drejtësi të njëanëshme.

Llogjikisht e vetmja rrugë e vazhdimësisë duhet të jetë nje përshkallëzim i aksionit opozitar sepse tashmë jemi shumë afër kolapsit ndaj shtetit të së drejtës.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al