E ardhmja e Gareth Bale është ende e paqartë. Zinedine Zidane, ka treguar se nuk e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm uellsianin.

Një ofertë e ‘çmendur’ erdhi nga Kina e largët për  Gareth Bale. Një klub nga Superliga kineze emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i ka ofruar Bale një pagë prej 1 milion eurosh në javë, por futbollisti e refuzoi, raporton e përditshmja spanjolle ”Marca”.

Uellsiani, ka dëshirë një rikthim te Tottenhami. Një shkëmbim mes tij dhe Christian Eriksen mendohet se do të ndodhë. Këtë mendim për shkëmbim mes dy lojtarëve e ka dhënë vetë Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.