Gati rikonstruksioni i rrugës “Ramazan Bogdani”/ Endrit Braimllari: Politika jonë në shërbim të qytetarëve

Bashkia e Tiranës pritet të nis këto ditë rikonstruksionin e rrugës “Ramazan Bogdani” në Njësinë nr. 8 në Kryeqytet. Rikonstruksioni i kësaj rruge ka nisur pas kërkesës së këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak Tiranë dhe është futur në buxhet si rikualifikim: shtrim rruge, trotuare, ndriçim, rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza.

Këtë fakt e bëri me dije, kreu i LSI, Tiranë në takimim që pati me banorët e njësisë 8:

“Sot tek Njësia 8 me banorët e Rrugës “Ramazan Bogdani”.
Kjo rrugë, pas kërkesës së këshilltarëve të LSI në Këshillin bashkiak Tiranë është futur në buxhet si rikualifikim: shtrim rruge, trotuare, ndriçim, rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza. Presim me padurim fillimin e punimeve, do të ndjekim hap pas hapi zhvillimin e këtij projekti.

Politika jonë është në shërbim të qytetarëve. Politika e LSI në Këshillin bashkiak është model në shërbim të qytetarëve. Është koha për punë dhe jo për fjalë”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al