Gennaro Gattuso ka nxjerrë gjërat pozitive dhe negative nga barazimi 1-1 me Real Betisin, por shqetësohet për lëndimet e shumta para ndeshjes me Juventusin.

Gjuajtja e lirë e Susos shpëtoi Milanin nga humbja sonte në ”Benito Villamarin, teksa në grupin përkatës, ”Rossonerët”, renditen në vendin e tretë.

”Nuk ishim edhe aq në formë. Por, kemi bërë një paraqitje më të mirë kur ndryshuam sistemin në 3-4-3.  Ne pësuam gol për shkak të një gabimi, por duhen lavdëruar djelmtë  sepse ata luftuan  deri në fund dhe treguan karakter. Duhet të llogarisim se sa lojtarë kemi në dispozicion”,  ka thënë Gattuso për Sky Sport Italia.

Gonzalo Higuain, Jack Bonaventura dhe Davide Calabria janë gjithashtu në dyshim për ndeshjen e së dielës në Serie A kundër Juventusit.