Një muaj nga shembja e urës Morandi, Genova ndalet për ti bërë homazh 43 personave që humbën jetën në tragjedi.

Në orën 11.36 nën tingujt e sirenave të anijeve dhe këmbanave të kishave gjenovezët kanë zbritur në heshtje, nëpër rrugët e qytetit, duke mbyllur dyqanet, duke ndaluar në rrugë makinat dhe autobusët, në nder të viktimave.

Një homazh në këmbë nga fëmijët dhe të afërmit e viktimave si dhe e disa të rinj sportistë të shoqëruar nga trajnerët e tyre në sheshin De Ferrera për të kujtuar tragjedinë.

Në 11.36 minuta është mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të 14 gushtit.