Nga Gentian Çala

RAMA DHE KADRIU

Dëgjoja një koment të Kryeministrit ndaj një komentuesi në facebook ku më bëri përshtypje se në 8 minuta ai ishte në gjendje të shpaloste jo vetëm aftësinë e tij për t’ia futur kot, por pa kurrfarë rregulli në komunikimin publik të nxirrte nga goja ofendime.

Ai te Kadriu shihte çdo njeri të medias që nuk është dakord me të. Çfarë prisje që të gjithë shqiptarët të mendojnë si ty? Kjo është naive.

Ai te Kadriu shihte opozitën shqiptare. Çfarë pret që ajo ta duartrokasë apo ti bëjë sehir? Kjo është budallallëk. Madje unë mendoj se në një mënyrë ka qenë e butë me të. Unë që po ta them jam një Kadri i angazhuar.

Ai te Kadriu shihte armikun e arrogancës së tij të pashoqe, që i ka mbetur sahati te 1 milion shuplakat e 2013. Po 500 000 grushtet e shqiptarëve shpresëvrarë e të larguar i di? Po qindra mijra të tjerë që presin të ikin?! E pra, kjo quhet paaftësi!

Atij te Kadriu nuk i pëlqen diskutimi për krimin dhe i tregon se rezultatet e një sondazhi, por njerëzit e jetojnë të përditshmen dhe e shohin apo e prekin realitetin. Mirë Kadriun, po të huajt i lexon, i dëgjon në raportet e tyre. E pra, kjo quhet mohim. Ti nuk mund ta zgjidhësh diçka që e mohon.

Kadriu dhe kadrinjtë do të shkojnë të votojnë pas disa muajve, por nuk ka retorikë që të shpëton ty mga humbja.