Nga Gentian Çala

REFLEKTIM MBI NJË MASKARADË

Dinamika e votimit në Pogradec:
Ora 16.00 kishin votuar rreth 12% ose 8500 votues.
Ora 19.00 kishin votuar rreth 18% ose 12600 votues.
Ora 22.00 raportohet se kishin votuar 25,4% ose 17600 votues.
Dita e nesërme të numërimit dalin 18188 votues ose 25,9%.
Sipas kësaj dinamike del se gjysma e atyre që kanë dalë të votojnë ka qenë në 3 orët e fundit, ku ne disponojmë të dhëna nga terreni dhe me foto se QV kanë qenë pa votues. Në të gjithë Bashkinë në këtë periudhë prej 3 orësh mund të kenë dalë rreth 4000 votues.

Përfundimisht, PS nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se 18% të votuesve, ose rreth 12600, pra nuk justifikohen me raportimet dhe gjendjen në terren mbi 5500 vota.

Nuk ka ndodhur në asnjë votim që gjysma e atyre që votojnë të dalin në tre orët e fundit të votimit dhe posaçërisht elektorati i PS, i cili për shkak të strukturës moshore dhe instruksioneve votojnë në shumicë në orët e paradites.

Struktura e PS kishte deklaruar një ditë më parë se do të nxirrnin 17000 votues dhe ia arritën objektivit duke mbushur kutitë, një maskaradë e parathënë.