Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka mbërritur ditën e djeshme në Kosovë me rastin  e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe.

Bill Clinton në vitin 1999 ka qenë president i SHBA-së dhe ka qenë njëri ndër personat vendimtarë për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Anëtari i Kryesisë së LSI-së Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke shprehur mirënjohjen për kontributin e ish-Presidentit Clinton.

“Kombi ynë kurrë nuk do ta harrojë atë çka Ju keni bërë për Kosovën, për ne, për lirinë dhe për paqen!”-shkruan Pojana

Postimi i plotë:

Përjetësisht mirënjohës!

Kombi ynë kurrë nuk do ta harrojë atë çka Ju keni bërë për Kosovën, për ne, për lirinë dhe për paqen!

Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!