Një qytetar i ka dorëzuar të zotit kuletën e humbur me 521 euro.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj të Kosovës.

Kosovari ka gjetur një kuletë, të cilën me ndihmën e policisë ia ka kthyer të zotit.

Sipas Gazetës Express, në kuletë gjendeshin gjithsej 521.35 € (pesëqind e njëzet e një euro e tridhjetë e pesë cent ), letërnjoftimi dhe patentë shoferi për shtetin e Kosovës, një kartë e fakultetit dhe një kartë bankare.