Mëngjesin e sotëm janë gjetur tre fëmijë të vdekur në një shtëpi në qytetin Dublin, Irlandë.

Fëmijët ishin 2 djem dhe një vajzë, Conor, 9 vjeç, Darragh, 7 vjeç, dhe Carla, 3 vjeç.

Fëmijët u gjetën të pajetë në një dhomë, ku jashtë derës ishte shkruar : “Mos shkoni lart …telefononi 999”.

Policia ka marrë në pyetje babain e fëmijëve Andrew McGinley por ai nuk ka thënë asgje.

Ndërsa një grua e cila endej rrugëve e shokuar, dyshohet të jetë nëna e fëmijëve. Ajo është shoqëruar nga policia për në spital dhe do të merret në pyetje për ngjarjen.

Policia e ka thënë se është një ngjarje e pashpjegueshme.

Ndërkaq trupat e fëmijëve janë vendosur në morg ku do të bëhet autopsia, ndërsa policia po punon per të zbardhur vdekjen misterioze te tre fëmijëve.