Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë-Kosovë.

Një fëmijë i mitur është gjetur i pajetë në një cep pallati.

Viktima është dalluar nga qytetarët, pasi ishte i mbuluar me një batanije.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë ka thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Ajo ka deklaruar:

Sot rreth ores 17:30 kemi pranuar informaten se ne afersi te nje ndertese, ne rrugen Xhemajl Mustafa ne Fushe Kosove, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes mashkull (i mitur).”