Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në qytetin e Korçës. Raportohet se i moshuari është identifikuar si Y.Muja.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Burime nga policia i thanë se në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune.