Themeluesi i gjigantit të teknologjisë kineze Xiaomi ka kërkuar që industria e smartphone të vendit të kthehet në punë.

Analistët parashikojnë që dërgesat e telefonave inteligjentë brenda Kinës do të bien me rreth 40% në tremujorin e parë pasi coronavirusi prish zinxhirin e furnizimit të vendit.

Fabrika të shumta në të gjithë Kinën kanë pezulluar prodhimin pasi vendi vazhdon të përballet me shpërthimin. Lei Jun, i cili është nga provinca Hubei ku dhe kishte origjinën virusi, tha se ishte i shqetësuar për rajonin e tij të lindjes.

“Unë jam nga Hubei dhe kam kaluar katër vjet në Wuhan në kolegj, kështu që ndjenjat e mia për Wuhan janë mjaft të thella,” tha Lei.

Xiaomi ishte prodhuesi i katërt më i madh në botë i smartphone-ve në vitin 2018, sipas firmës së kërkimit të tregut IDC – pas Samsung, Apple dhe Huawei dhe hapi një seli të dytë në Wuhan në dhjetor.