Gjirokastra me guida të plotë për turistët e huaj dhe vendas

guidaPër herë të parë, Bashkia Gjirokastër ka guidën e plotë turistike për vizitorët e qytetit të lashtë dhe për rrethinat historike.

Informacion i detajuar për gjithë pasurinë historike, arkitekturore, kulturore, e ndërthurur me fotot më të bukura dhe faqosje bashkëkohore, ofrohen në një botim dinjitoz. Turizmi është prioriteti i bashkisë së këtij qyteti tepër të reklamuar në botën turistike.

E njohur gjatë të paktën 5-vjeçarit të fundit si një prej stacioneve më të rëndësishme të turistëve një-ditorë, këtë vit qyteti njofton se do të ketë më shumë atraksione duke u ofruar së bashku me rrethinat e bashkisë së re.

Gjirokastra është një prej qendrave më të rëndësishme turistike në Jug të vendit. E listuar që prej vitit 2005 në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO, Gjirokastra ka zhvillim të ngadaltë të ofertës së saj turistike.

Të ardhurat prej turizmit ende kanë peshë të vogël në ekonomi, ndërsa UNESCO ka qenë vazhdimisht kritike ndaj mungesës së planeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe harmonizimit të tyre me mbrojtjen dhe restaurimin e qendrës historike.

Burimi:(ATSH/E C )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al