Vetëm se e keni bërë çdo vit pemën e Vitit të Ri nuk do të thonë se jeni ekspert i saj.

Çdo njeri ka nevojë për disa këshilla përmirësimi dhe pas kësaj që do të mësoni tani, jemi të bindur se do të ndryshoni mënyrën sesi e rregulloni pemën përgjithmonë, veçanërisht nëse doni të kurseni para.

Sipas stilistit Francesco Bilotto, dritat e Vitit të Ri duhet t’i varim vertikalisht, në vend që të mbështjellim pemën me to.

“Në këtë mënyrë çdo majë e pemës suaj, nga dega në degë, do të ndriçojë”, tha Bilotto për “HouseBeautiful.com”.

Kjo shmang që dritat të ngecin në mes të pemës tuaj, të mbuluara nga degët e tjera.

Bilotto rekomandon që të filloni nga maja e pemës me anën e dritave që nuk kanë të vendosur pjesën e prizës.

Për t’u siguruar që qendra të ndriçojë gjithashtu, varni stolitë tuaja më të shndritura më thellë brenda pemës që të reflektojë dritë përmes tyre.

Një tjetër avantazh i kësaj mënyre vendosjeje të dritave ka të bëjë me faktin që bëhet më e lehtë për t’i hequr ato nga pema, kur festat kanë mbaruar.

Për më tepër ndiqni videon dhe mësoni: