Gjosha: Integrimi në BE, projekti i transformimit dhe modernizimit për Shqipërinë

Gjosha1Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë në konferencën “Qeverisja publike si themeli i procesit te integrimit”, që zhvilloi punimet në Vjenë. “Shqipëria beson te projekti europian pavarësisht sfidave, sepse për ne ai është projekti i modernizimit dhe transformimit”, deklaroi ministrja Gjosha në fjalën e saj.

Sipas Gjoshës “perspektiva e besueshme dhe e parashikueshme europiane mbetet mbështetje e pazëvendësueshme për konsolidimin e shtetit demokratik”.

Ministrja Gjosha, ishte e ftuar në një nga panelet e kësaj konference ku foli mbi reformën në administratën publike dhe rëndësinë e saj për të avancuar me axhendën europiane.

gjosha“E them me bindje të plotë se reforma në administratën publike ka qenë një prej reformave me të vlerësuara nga partnerët tanë europianë. Ky vlerësim është shprehur edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian. Institucionet shqiptare kanë treguar angazhim të fortë për zbatimin e reformës”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja, ndau me të ftuarit disa nga arritjet që janë bërë dy vitet e fundit për plotësimin e reformës në administratën publike me masa konkrete. “Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende punë për të bërë por, rezultatet e arritura deri më sot kanë hedhur bazat e forta për konsolidimin shërbimit civil, profesional i cili bazohet në meritë”, tha Ministrja Gjosha.

Gjosha12Ministrja Gjosha, theksoi se Administrata Publike është një nga fushat ku forca transformuese e Bashkimit Europian ka ndihmuar dukshëm në krijimin e një administrate publike eficiente.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al