Gjosha: Interesat kombëtare mbi ato partiake për miratimin e shpejtë të reformës në drejtësi

13220084_1483979644960781_711907574_nMinistrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë sot në sesionin e parë të takimit të 10-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim–Asociimit BE-Shqipëri, që u zhvillua në Tiranë.
Ministrja Gjosha, u shpreh në fjalën e saj se qartësia e projektit europian, është një element i domosdoshëm për stabilitetin e vendit. Sipas Ministres vëmendja në rritje e vendeve anëtare të BE-së, jo vetëm do të shmangë ngërçet në procesin e zgjerimit, por do të shërbejë edhe si nxitje për zbatimin e reformave demokratike.

“Kalendarizimi procesit të zgjerimit, do të përcillte një inkurajim të rëndësishëm për të ruajtur fokusin në reformat e nevojshme. Kjo nuk do të thotë qe ne kërkojmë rrugica të shkurtra pasi ne e dimë mirë qe ky është një proces bazuar mbi meritë”,tha Ministrja Gjosha.

Ministrja ripërsëriti thirrjen për të gjitha forcat politike për miratimin e shpejtë të reformës në drejtësi “Të gjitha palët politike pa asnjë dallim, në çdo moment duhet të vënë interesin kombëtar mbi çdo axhendë dhe interes partiak”, u shpreh Ministrja Gjosha. Ministrja theksoi se janë qytetarët që u kanë besuar politikbërësve detyrën për të çuar përpara procesin e integrimit

“Për sa kohë jemi të zgjedhurit e tyre duhet të angazhohemi maksimalisht të mos e pengojmë atë. Ky proces ka një rol madhor në shtetndërtimin demokratik dhe mbetet i patjetërsueshëm në besimin e plotë që shqiptarët kanë tek ai”,tha Ministrja Gjosha.

Fjalimi i plotë i ministres Gjosha

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al