Gjosha: Italia mbështetje të çmuar për integrimin e Shqipërisë

14333670_1553148168044438_633634089205844251_nMinistrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha mori pjesë në Konferencën “Alterenergy, model komuniteti” e cila u zhvillua në Bari të Italisë. Të pranishëm në këtë konferencë ishin z. Michele Emiliano, Guvernator në Rajonin e Pulias, dhe z. Bernardo Notarangelo,
Koordinator i Politikave Ndërkombëtare në Rajonin e Pulias.

Ministrja Gjosha falënderoi organizatorët e këtij eventi dhe u shpreh se bashkëpunimi me vendet në të cilat është zbatuar projekti “Alterenergy” ka qenë i suksesshëm në fusha të ndryshme, shkëmbime të ngushta tregtare si dhe pjesëmarrje në programe, projekte dhe iniciativa të financuara nga Bashkimi Evropian. Ky projekt i ka dhënë ndihmesë vendit në përmbushjen e kritereve në sektorë të ndryshëm.

“Me rajonin e Pulias jemi fqinj dhe vendet tona ndajnë një histori të gjatë miqësie. Kjo lidhje kaq e fortë mes vendeve tona është dhe një ndër arsyet që bashkëpunimi ynë në fusha të ndryshme ka qenë i suksesshëm.”, tha Ministrja Gjosha.

Gjatë fjalës së saj Ministrja e Integrimit Europian theksoi se ky projekt ka luajtur një rol të madh në ndërgjegjësimin e komunitetit dhe ka sjellë përafrim dhe zbatim më të mirë të procedurave ligjore të BE-së.

“Shkëmbimi i eksperiencave mes përfituesve të projektit, të përfshirë në këtë iniciativë krijon një “mënyrë europiane të të menduarit” përgjatë zbatuesve të projektit dhe përfituesve të fundit. ”, u shpreh ministrja

Ministrja Gjosha u shpreh se ndër të rejat e këtij aksion është dhe përfshirja dhe shënjestrimi i komuniteteve dhe bashkive të vogla, që përkon plotësisht me përpjekjet e qeverisë shqiptare që prej mesit të 2015.

“Shqipëria ka një ndarje të re administrativo- territoriale dhe Reforma Territoriale e ndërmarrë nga qeveria ka zvogëluar numrin e bashkive. Tashmë bashkitë janë aktorët kryesorë përgjegjës për zhvillimin territorial brenda zonës së tyre. Kanalizimi i asistencës përmes bashkive është tashmë prioritet i qeverisë shqiptare.”, nënvizoi ministrja Gjosha

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al