Gjosha: Këtë radhë do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim ajo që do të jetë forcë e parë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit në Njësisë administrative nr. 11 të Bashkisë së Tiranës.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës, znj. Klajda Gjosha, duke u ndalur tek programi i LSI-së, nënvizoi faktin se pikat e programit të LSI-së janë premtime që do të bëhen realitet në mënyrë që ëndrrat e shumë qytetarëve për punësim të mirëpaguar të bëhet realitet.

“Programi i LSI-s është jetik. Janë premtime që jo vetëm do të mbahen por do të bëhen realitet ëndrrat e shumë e shumë qytetarëve të Shqipërisë, punësimin e grave dhe të vajzave, punësimin e të rinjve, lehtësirat fiskale për bizneset në mënyrë që të kenë mundësi të punësojnë sa më shumë njerëz, që të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të ardhmen e familjeve të tyre”,- tha znj. Gjosha duke shtuar se LSI do të dalë forcë e parë në mënyrë që të mari në dorë fatet e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

“Këtë radhë do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim ajo që do të jetë forcë e parë, ajo që do të marrë në dorë fatet e të gjithë shqiptarëve dhe të familjeve shqiptare”,- u shpreh znj. Gjosha.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al