Gjosha: Kryereforma, çelësi i transformimit të shoqërisë shqiptare

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, mori pjesë në Konferencën “Reforma në sistemin e drejtësisë, sfidë dhe domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në BE” e cila u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë.

Kjo konferencë u organizua me bashkëpunimin e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Firences.

“Reforma në drejtësi, mbetet guri më i rëndësishëm i themelit jo vetëm për krijimin e shtetit të së drejtës, por edhe për një kthesë të madhe në procesin e integrimit të Shqipërisë”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja e cilësoi këtë reformë, çelësin e transformimit të shoqërisë sonë, nga një shoqëri që për dy  dekada kishte humbur besimin tek sistemi, në një shoqëri që është e vetëdijshme se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

“Ky transformim e bën më shpejt të mundur integrimin, sepse për tu integruar në familjen e madhe europiane, ndryshimin duhet ta nisim nga vetja”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja u shpreh se partnerët ndërkombëtarë, i shohin rezultatet e kësaj reforme si testin më të mirë që Shqipëria ka përpara, për të dëshmuar standarde në forcimin e demokracisë në vend.

“Këto rezultate do ta bëjnë gjithashtu vendin tonë, një vend më të besueshëm për investitorët, çka tregon se efektet e reformës janë gjerësisht të prekshme nga qytetarët, për sa kohë çdo investim i huaj në vend do të thotë më shumë zhvillim dhe mundësi punësimi për ta”, tha Ministrja.

Ministrja shtoi se reforma në drejtësi i jep udhë gjithashtu zgjidhjes së një sërë problemesh me çështjet e pronës, të cilat  kanë qenë kushte të vendosura nga Bashkimi Europian për të çuar përpara procesin e integrimit.

“Ne jemi të vetëdijshëm, që e gjithë paketa ligjore do të kërkojë kohën e saj të zbatohet, ndaj nevojitet  vullneti më maksimal i të gjithë aktorëve, në mënyrë që të kapërcehen pengesat e panevojshme”,  tha Ministrja Gjosha.

Ministrja theksoi në fjalën e saj se sa më i shpejtë të jetë zbatimi, aq më shumë shkurtohet rruga për aspiratën tonë europiane.

“Dhe meqë ndodhemi në Kështjellën e drejtësisë, në fakultetin juridik, nga ku do të dalin brezat e rinj të juristëve, si Ministre e Integrimit do doja të theksoja fort rëndësinë që ka integriteti personal i të gjithë personave që do të marrin në dorë frerët e sistemit të ri të drejtësisë”, tha Ministrja Gjosha.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al