Gjosha: Miratimi i Reformës në Drejtësi, Shqipëria meriton të ecë përpara me procesin e integrimit

Klajda 11Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, mori pjesë në takimin e Ministrave dhe Sekretarëve të Shteteve për Çështjet Europiane i cili u zhvillua në Sllovaki. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn.

Në fokus të diskutimeve ishin Çështjet dhe sfidat më të prekshme sot për Europën. Ecuria e projektit Europian, nevoja e gjetjes së mekanizmave të rinj për të ardhmen veçanërisht pas Brexit, ishin kryefjala e takimit.

Ministrja Gjosha në fjalën e saj vlerësoi angazhimin e Presidencës Sllovake për të vendosur si një prej prioriteteve kryesore një politikë të besueshme zgjerimi duke e konsideruar një mekanizëm shumë të mirë për transformimin e Europës.

Në fjalën e saj ministrja theksoi se reforma në drejtësi e miratuar me konsensus pak ditë më parë është historike për vendin.

Klajda gjosha“Kjo tregon vendosmërinë tonë për të vendosur në vend shtetin e së drejtës por njëkohësisht edhe vullnetin tonë për vazhdimësinë e procesit të integrimit. Është shumë e rëndësishme që implementimi i reformës të kryhet nëpërmjet çeljes së bisedimeve mbi kapitujt 23 dhe 24. Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë meritojnë të ecin përpara në procesin e integrimit”, u shpreh Ministrja Gjosha.

Ministrja u shpreh se stabiliteti dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është kontribut madhor për sigurinë e Europës.

“Jam e bindur se nëpërmjet procesit të integrimit Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të jenë pjesë e paanshme, kontribuese në atë çka është sot gjëja më e rëndësishme në gjithë Europën: Siguria e saj”, tha ministrja Gjosha.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al