Gjosha në Vjenë: Reforma në drejtësi, çelësi për negociatat

1111111 Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ndodhet në Vjenë ku do të marrë pjesë në konferencë “Qeverisje publike si themel i Procesit te Integrimit”. Gjatë qëndrimit të saj në Austri, Ministria Gjosha zhvilloi sot një takim me Michael Linhart, Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Jashtme Austriake.

Ministrja Gjosha, shprehu falenderime për mbështetjen e madhe që Austria ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rëndësinë që kanë reformat për transformimin e Shqipërisë dhe përshpejtimin e axhendës europiane.

Në fokus ishte reforma në drejtësi ku u theksua se kjo reformë është kyçe për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ministrja Gjosha nënvizoi se kjo reformë është e domosdoshme për Shqipërinë dhe ekziston vullneti për ta finalizuar atë së pari për qytetarët shqiptarë të cilëve duhet t’u rikthehet besimi te sistemi.

“Reforma në drejtësi është e domosdoshme për Shqipërinë. Me miratimin e saj vendit i hapet drita jeshile për negociatat, ndaj ne duhet që këtë reformë ta finalizojmë sa më shpejt me përfshirjen dhe mbështetjen e të gjitha palëve politike”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja e informoi Linhart për ecurinë e 5 prioriteteve duke shprehur edhe njëherë angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit europian.

Linhart, u shpreh se kjo reformë do të ndihmonte Shqipërinë për të përparuar me procesin e integrimit. Ai gjithashtu vlerësoi progresin e deritanishëm të Shqipërisë duke theksuar se Austria do të vijojë të japë mbështetjen e saj për këtë proces.

(integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al