Gjosha: Procesi i integrimit u përket qytetarëve

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Programit Ndërkufitar Shqipëri- Greqi (2007-2013).

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadori i Greqisë Leonidas Rokanas.

“Shqipëria është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj për t’u bërë pjesë e familjes europiane, që për ne do të thotë një demokraci më e konsoliduar me standardet më të larta të shërbimit për qytetarët tanë. Procesi i integrimit lidhet pikërisht me këta qytetarë dhe kjo është arsyeja pse këto programe janë shumë të rëndësishme për shkak të faktit se ata kanë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët tanë.” u shpreh Ministrja Gjosha në fjalën e saj.

Në kuadër të këtij programi bashkëpunimi në total janë zbatuar dhe janë ende duke u zbatuar rreth 40 projekte duke marrë parasysh gjithashtu 3 projektet strategjike të cilat pritet të sjellin një ndikim të madh në zonat ndërkufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al