Gjosha: Reforma në drejtësi, përcaktuese në rrugëtimin tonë europian

Komiteti i përbashkët për integrimin europian, Mal i Zi-Shqipëri, u mblodh në Podgoricë në takimin e parë të tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe, në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e pranishme në takim, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit intensiv mes dy vendeve, në funksion të objektivit të përbashkët strategjik për t’u anëtarësuar në BE me të drejta të plota.

“Shqipëria dhe Mali i Zi janë në faza të ndryshme të këtij procesi. Mali i Zi është një hap përpara nesh dhe kjo e bën akoma dhe më efektiv bashkëpunimin tonë, pasi jemi të bindur se përvoja juaj do të jetë mjaft e vyer në mënyrë që ne të ndjekim praktikën më të mirë dhe të mos përsërisim ato gabime që ndoshta ju keni bërë më herët gjatë procesit”, tha ministrja.

Ajo foli dhe për sfidat që ka përpara Shqipëria me procesin duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi, si parësore për qytetarët. “Ne jemi të fokusuar tek reforma në drejtësi, një reformë mjaft e rëndësishme të cilën po e bëjmë mbi të gjitha për qytetarët tanë, sepse ata meritojnë një sistem drejtësie të besueshëm, që është dhe kusht themelor për ndërtimin e një demokracie të konsoliduar.

Shpresojmë që kjo reformë të finalizohet sa më shpejt, në mënyrë që Shqipëria të marrë rekomandimin nga KE për hapjen e negociatave, fazë kjo tepër deçizive në gjithë rrugëtimin tonë europian”, tha ministrja Gjosha.

Ajo theksoi se harmonizimi i legjislacionit, menaxhimi i instrumenteve të paraantarësimit dhe ndihma të tjera që lidhen drejtpërdrejt me integrimin e dy vendeve, janë fushat ku bashkëpunimi Shqipëri-Mal i Zi është i një rëndësie të veçantë.

“Shkëmbimi i ekspertëve do të ndihmojë këto procese, duke na bërë që të avancojmë me axhendën tonë të përbashkët europiane. Para pak javësh mbyllëm me sukses projektin ndërkufitar me Malin e Zi dhe ndërkohë kemi nisur bashkëpunimin për menaxhimin e asistencës teknike për Programin e Ri ndërkufitar IPA 2014-2020”, tha Gjosha.

Ajo shprehu bindjen për realizimin me sukses të objektivit të përgjithshëm të këtij programi, duke nxitur një zhvillim më të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm social-ekonomik të zonës kufitare. Në fokus të saj do të jetë nxitja e punësimit, përfshirja sociale dhe kulturore në të gjithë zonën e përbashkët kufitare, tha ministrja Gjosha.

Burimi:(integrimionline\E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al