Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha është takuar sot me reporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Me anë të një postimi në Facebook Gjosha shprehet se reforma zgjedhore është një prioritet që nuk mund të minohet nga mazhoranca

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi sot të takohesha me Raporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë, znj. Isabele Santos. Shpreha qëndrimin tonë të palëkundur për celjen e bisedimeve për anëtarësim në mënyrë që të rikthejmë shtetin në shinat Kushtetuese dhe ligjore. Reforma zgjedhore është një prioritet që nuk mund të minohet nga mazhoranca me makinacione fallcifikimesh dhe kapjesh të pushtetit gjyqësor.