Gjosha-Sattler: Reforma në Drejtësi, hap i mëtejshëm drejt konsolidimit të demokracisë në vend

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti në një takim Johann Sattler, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri.

Ministrja vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë, duke shprehur falenderimet për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë, veçanërisht për statusin e vendit kandidat

.d722466e-da83-46c4-82fb-d6545cae38a0-300x200

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, reformat e ndërmarra nga qeveria dhe sfidat e mëtejshme për vendin, ishin në fokus të diskutimeve gjatë këtij takimi.

Ministrja Gjosha, e informoi Sattler mbi ecurinë e 5 prioriteteve, duke theksuar angazhimin e qeverisë shqiptare për përmbushjen sa më të shpejtë të tyre.

Bashkëbiseduesit u ndalën tek reforma në drejtësi, duke e konsideruar thelbësore për hapjen e negociatave dhe konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë së vendit. Ministrja Gjosha, u shpreh se me miratimin konsensual të kësaj reforme, Shqipëria do të jetë gati të marrë një rekomandim nga Komisioni Europian, për të vijuar implementimin e saj përmes hapjes së negociatave.

Ambasadori Sattler, theksoi se Austria inkurajon progresin e Shqipërisë dhe do të vijojë të mbështesë vendin me procesin e integrimit.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al