Gjosha: Të ndëshkohet maksimalisht kush tenton të dhunojë dhe abuzojë me fëmijët

Ministrja e Integrimit Europian znj. Klajda Gjosha mori pjesë në mbledhjen e katërt të Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e cila u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.Si anëtare e këtij Këshilli ku u prezantua Draft –Projektligji “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”, Ministrja Gjosha theksoi se kuadri ligjor është gjerësisht në pajtim me standardet europiane, por duhen gjetur mekanizmat institucionalë për implementimin e këtij ligji në mënyrë që të garantohen të drejtat e fëmijëve.

“Është shumë e rëndësishme të fokusohemi në krijimin e një kulture të munguar dhe arritjen e standardeve që do të jenë të mundura vetëm me një bashkërendim institucional dhe mbi të gjitha me aksione konkrete, ku të gjithë aktorët të vihen më shumë në punë për të gjetur zgjidhje afatgjata në mbrojtjen e fëmijëve”, tha Ministrja Gjosha në Këshill.

Sipas Ministres, roli i shoqërisë civile është i rëndësishëm për të folur në emër të atyre që nuk kanë zë, apo që janë kategoritë më vulnerabël.

“Nga ana tjetër mesazhi më i fortë që duhet të japim sot është për sistemin e drejtësisë, ku ndëshkueshmëria për të gjithë ata persona që tentojnë të dhunojnë fëmijët apo t’i abuzojnë ata të jetë maksimale”, u shpreh Ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha, u ndal edhe tek punonjësit që merren me mbrojtjen e fëmijëve duke nënvizuar se është e domosdoshme që në administratë të punësohen persona që janë të kualifikuar dhe të trajnuar, por edhe që kanë shpirtin e një prindi.

“Ne nuk duhet dhe nuk mund të presim goditje të rënda si rastet e fundit që janë shënuar me fëmijët për tu garantuar atyre liritë dhe të drejtave themelore”, tha Ministrja.

Duke u ndalur tek rekomandimet e Komisionit Europian, të reflektuara edhe në raportet për Shqipërinë, ministrja tha se angazhimi duhet të jetë maksimal për ti përmbushur këto rekomandime.

“Të mbrosh fëmijët, është sot jo vetëm një detyrë e të gjithë shoqërisë, por është nga ana tjetër një investim për të ardhmen e këtij vendi. Ndryshimi i kësaj situate është rekomandim i vazhdueshëm i partnerëve tanë europianë, si një kusht thelbësor për të ecur përpara me procesin e integrimit”,tha Ministrja Gjosha.

(Burimi :Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al