Gjosha: Zbatimi transparent i ligjit të vettingut do të çojë përpara procesin e integrimit

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, priti sot në një takim Raporterin për Shqipërinë në Parlametin Europian, z. Knut Fleckenstein.

Ministrja Gjosha, i shprehu z. Fleckenstein falenderimet më të sinqerta për kontributin e dhënë  në  lidhje me Rezolutën për Shqipërinë  miratuar tashmë  nga Parlamenti Europian.

Ministrja, vlerësoi gjuhën pozitive të kësaj rezolute, veçanërisht thirrjen për hapjen e negociatave pasi të arrihet avancim i besueshëm në reformën në drejtësi.

 

Ministrja Gjosha, u shpreh se institucionet shqiptare duhet ta shohin këtë rezolutë si shtysën më të fortë për të arritur rezultate të prekshme me zbatimin e  ligjit të vettingut.

“Është me rëndësi madhore për vendin, që zbatimi i ligjit të vettingut të bëhet në mënyrë transparente. Vetëm kështu qytetarëve shqiptarë do t’i rikthehet besimi të drejtësia dhe vetëm kështu ne do të mund të avancojmë me procesin e integrimit”, tha Ministrja Gjosha.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al