Gjumi i tepërt po aq i dëmshëm sa të flini pak

Një studim i ri i publikuar në revistën ‘BMC Public Health’ ka zbuluar se gjumi i tepërt është po aq i dëmshëm sa të flini pak, ndërkaq shpie në probleme shëndetësore siç është shtypja e lartë e gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit.

Për këtë konstatim, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 133,608 koreanëve të moshave 40 deri 69 vjet.

Rezultatet e studimit kanë treguar se meshkujt që flenë më pak se gjashtë orë brenda nate janë më të prirë ta zhvillojnë sindromën metabolike sesa ata që flenë tetë orë.

Sindroma metabolike i referohet një numri të sëmundjeve, duke përfshirë nivelet e larta të sheqerit në gjak, nivelet e larta të kolesterinës në gjak, shtypjen e lartë të gjakut, etj.

Ndër tjerash, dy gjinitë që rregullisht kishin fjetur më pak se gjashtë orë kishin pasur shanse më të mëdha për të pasur bel më të madh.

Por, thuajse të njëjtat rezultate kishin dalë edhe për ata që kishin fjetur dhjetë orë brenda nate.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al