• Tirana 16 °
  • Durres 16 °
  • Elbasan 16 °
  • Fier 16 °
  • Gjirokaster 22 °
  • Korce 8 °
  • Kruje 16 °
  • Kukes 7 °
  • Lezhe 14 °
  • Sarande 22 °
  • Shkoder 14 °
  • Vlore 15 °
  • Ulcinj 15 °
  • Pristine 13 °

Betohet para Presidentit Marsida Xhaferllari, emri i së cilës nuk u pranua nga Kuvendi, që zgjodhi Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Vorpsi u betua para një notereje sot si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Xhaferllari u betua para Presidentit.

Presidenca deklaron se në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, si anëtare e re të Gjykatës Kushtetuese, e znj. Marsida Xhaferllari.foto galeri

Sipas Presidencës, ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, z.Altina Xhoxhaj.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”.

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

(BalkanWeb)