Gjyqtari Kallço, ministria: S’ka shkelje disiplinore, pretendimet zgjidhen nga Gjykata e Lartë

Ministria e Drejtësisë ka kryer inspektimin e veprimtarisë së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Korçë, Stavri Kallço. Sipas ministrisë, inspektimi pati në objektin e tij verifikimin e ankesës së bërë publike nga disa media të shkruara dhe audio-vizive për mosrespektim formal të ligjit dhe kryerjes së detyrës në papajtueshmëri me funksionin e gjyqtarit nga ana e gjyqtarit Stavri Kallço, gjatë gjykimit prej tij të dy çështjeve gjyqësore.

Çështja civile që i përket paditësit është shoqëria “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a kundër të paditurit Astrit Kolonjari është gjykuar nga Gjykata e Apelit Korçë, e përbërë prej gjyqtarëve Olsi Xhavella (relator), Stavri Kallço dhe Etleva Temo (anëtarë).
Grupi i inspektimit ka përgatitur e paraqitur sipas procedurës ligjore raportin e Inspektimit, në përfundim të të cilit është konkluduar se:

Në veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarit Stavri Kallço, të ushtruar në gjykimin e dy çështjeve objekt inspektimi, nuk gjenden elementë të ushtrimit të detyrës në papajtueshmëri me funksionin e gjyqtarit.

Si rezultat, nga inspektimi i kryer për veprimtarinë e gjyqtarit Stavri Kallço në gjykimin e dy çështjeve objekt inspektimi, nuk konfigurohen veprime në asnjë prej shkeljeve të disiplinës të listuar në nenin 32 të Ligjit 9877, datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në veprimtarinë administrative procedurale civile të administratës gjyqësore të Gjykatës së Apelit Korçë nuk rezultuan shkelje ligjore.
Pretendimet për ligjshmërinë e vendimit gjyqësor civil Nr. 101, datë 16.04.2015 të dhënë nga Gjykata e Apelit Korçë me relator Olsi Xhavella dhe anëtarë Etleva Temo e Stavri Kallço do të zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Pretendimet për Ligjshmërinë e vendimit gjyqësor penal me nr. 377 datë 26.11.2015 të dhënë nga Gjykata e Apelit Korçë me relator Stavri Kallçon dhe anëtarë Olsi Xhavella e Brunilda Orhani do të zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al