Gledion Rehovica: Një lojë e pisët me akuza dhe lajme të pa vërteta me qëllim luftën politike dhe përbaltjen time personale

Deputeti i LSI Gledion Revohica ka reaguar pas akuzave kundër tij të bëra ditët e fundit. Rehovica shprehet se integriteti dhe origjina e tij nuk mund të përdhoset dhe nëpërkëmbet nga askush e aq më pak nga institucionet që duhet të jenë garant për zbatimin e ligjit.

Më poshtë reagimi i plotë:

Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinioni publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura. Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në një rast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian.

E gjitha kjo është vetëm një lojë e pisët e nisur prej kohësh me hamendsime, akuza dhe lajme të pa vërteta në media me qëllim luftën politike dhe përbaltjen time personale.

Nuk ka pasur asnjëherë dyshim lidhur me përfshirjen time për aktivitete apo veprime kriminale që nënkupton se nuk ka pasur asnjeherë as brenda dhe as jashtë territorit të Republikës hetim, gjykim apo dënim ndaj meje. Kjo është lehtësisht e provuar nga qëndrimet zyrtare të certifikuara nga institucionet kompetente italiane.

Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset dhe nëpërkëmbet nga askush e aq më pak nga institucionet që duhet të jenë garant për zbatimin e ligjit.

Kam qenë dhe jam totalisht i përgjegjshëm për cfarë kam bërë dhe për cfarë nuk kam bërë dhe do t’i kundërpërgjigjem cdo akuze absurde.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al