Një plagosje me me një vegël pune (shat) raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kërkovë të Vlorës, ku një 55-vjeçar, pas një sherri për motive të dobëta ka goditur vëllain e tij 60-vjeç.

Policia thotë se e ka arrestuar autorin dhe po e merr në pyetje, ndërsa vëllai i plagosur është çuar me urgjencë drejt spitalit.

Informacion paraprak

Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.