Presidenti Ilir Meta  i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që në këtë situatë ku ekonomia e vendit është goditur nga pandemia e COVID-19 duhet të mirëpresë të gjithë idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale.

Çfarëdolloj sugjerimi i vlefshëm duhet mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri thekson Presidenti Meta, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm për tani, por dhe në perspektivë afatgjatë.

“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë”, shkruan Meta në profilin e  tij në facebook.