“Nuk mendoj më për futboll. Përpiqem që të mbaj veten në formë duke u stërvitur një orë e gjysmë dy herë në ditë, por është e vështirë që të ruash përqendrimin. Futbolli është gjëja e fundit që më intereson tani”, këto kanë qenë fjalët e kapiteni të Atalantës, Gomez në një intervistë për Sky Sport 24.

Argjentinasi është shprehur i tronditur nga situata që është krijuar në Bergamo nga koronavirusi.

“Nuk e di nëse do të kthehemi të luajmë, nëse do të mund të luajmë në verë, por do të jetë shumë e vështirë që të luajmë sërish. Gjendja mendore nuk është aspak e mirë. Përpiqem që të mendoj pozitivisht, por çdo ditë dalin lajme të këqija. Shpresojmë që kjo situatë të mbarojë sa më parë.

NË 4 vitet e fundit kemi bërë të lumtur një qytet të tërë, por situata e krijuar nga koronavirusi është e tmerrshme. Jemi vendi më i infektuar pas Kinës, më duket e çuditshme”, deklaroi Gomez